Home / Lajme / Maqedoni / Rruga Tetovë – Prizren vetëm premtim (VIDEO)

Rruga Tetovë – Prizren vetëm premtim (VIDEO)

Tetovë, 16 nëntor – Kjo rrugë sipas pjesës kosovare, është prioritet pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup. Ndërsa nga ana maqedonase kohëve të fundit ky projekt është lënë në harresë, madje as që përmendet, njofton Televizioni Koha.

Kosova dhe institucionet e saj kanë vullnet dhe gatishmëri që të ndërtohet rruga Prizren–Tetovë. Kjo rrugë sipas pjesës kosovare, është prioritet pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup. Këtë e kanë theksuar edhe përfaqësues të shoqatës së biznesmenëve të Prizrenit gjatë qëndrimit në Tetovë ku edhe realizuan takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, transmeton Televizioni Koha.

Rruga Tetovë-Prizren viteve të fundit ka qenë një ndër projektet më të përfolura që do të përafronte dy qytetet dhe do të rivendoste bashkëpunimin tregtar që ka ekzistuar mes dy vendeve në të kaluarën. Por kohëve të fundit ky projekt është lënë në harresë, madje as që përmendet që nga koha kur u theksua se fizibiliti studimi ishte kah fundi. Lënia në harresë e këtij projekti paraqet pengesë për zhvillimin më të madh të tregtëisë mes dy rajoneve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *