Home / Lajme / Maqedoni / Rudina Xhunga promovon librin në Tetovë (VIDEO)

Rudina Xhunga promovon librin në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – Në Galerinë e Arteve në Tetovë, gazetarja dhe publicistja mjaft e njohur shqiptare Rudina Xhunga promovoi librin “Shkrimtarët e shekullit”, njofton Televizioni Koha.

Në praninë e shumë dashamirëve të fjalës së shkruar,personaliteteve publike dhe të ftuarve të tjerë, Rudina Xhunga prezentoi 31 intervistat me shkrimtarët më të njohur botëror duke sjellë mendimet e tyre, botën e tyre por edhe njerëzoren tek ata. Parathënien e këtij libri e ka bërë Kryeministri Edi Rama apo sic e quan Rudina Xhunga vetëm Edi Rama, duke theksuar se libri është një ngjarje e rrallë që nuk duhet humbur. Ajo tha se ky libër “ta shton oreksin për të lëxuar edhe libra të tjerë, mirëpo nuk ta shuan oreksin e të lexuarit”, transmeton Televizioni Koha.

Xhunga e përshkruajti veten duke thënë se është një shkrimtare shumë modeste dhe gazetare që dëshironë të pyes shumë shkrimtarë, si për proceset e krijimit, përditshmërinë e tyre dhe për gjithë çfarë ata kanë dëshirë të bëjnë në përditshmërinë e tyre. Ajo në këtë promovim tha se në këtë përmbledhje intervistash me shkrimtarë të mëdhenj i mungojnë edhe disa të tjerë që në mesin e tyre ka shkrimtarë që kanë vdekur, por ka edhe nga ata që nuk ka arritur ende t’i intervistojë.

“Mungojnë në këtë libër njerëz që kanë vdekur, njerëz që nuk duan të intervistohen, por janë ata që duan të flasin. Ata janë shumë. Unë zhgjodha vetëm 29 autorë dhe 31 intervista”, shpjegoi autorja Xhunga, transmeton Televizioni Koha.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi u shpreh mjaft e entuziazmuar për këtë promovim në Tetovë duke theksuar se emra të këtillë të njohur të gazetarisë dhe penës shqiptare begatojnë festat e nëntorit në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Promovimi i librit të Rudina Xhungës u zhvillua në një bashkëbisedim me të pranishmit, ku u shtruan pyejtje nga më të ndryshmet, lidhur me përvojën e saj duke intervistuar kolosët e penës botërore. Ky promovim u realizua në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Tetovës për të shënuar festat e nëntorit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *