Home / Lajme / Maqedoni / Shefki Idrizi, shqiptari më i pasur në Maqedoni

Shefki Idrizi, shqiptari më i pasur në Maqedoni

25 nëntor – Pronari i kompanisë “Renova” Shefki Idrizi është biznesmeni më i pasur shqiptar në Maqedoni. Idrizi është radhitur në vendin e pestë sa i përket biznesmenëve më të pasur në Maqedoni.

Pronari i kompanisë “Renova” Shefki Idrizi zyrtarisht është biznesmeni më i pasur shqiptar në Maqedoni, sipas radhitjes që ka bërë Kompania evropiane për hulumtimin e pasurisë “Velt H”. Idrizi është radhitur në vendin e pestë sa i përket biznesmenëve më të pasur në Maqedoni.

Sipas kompanisë “Velt H”, në Maqedoni ka 35 multimilionerë, kurse më i pasur prej të gjithëve është Minço Jordanov, pronari i kompanisë “Duferko” S. A me seli në Llugano të Zvicrës.

Në vend të dytë është radhitur pronari i kompanisë “Fershped” Shterjo Nakov, i treti është njëri nga themeluesit e fabrikës “Brako” në Veles, Koço Angjushev, kurse i katërti menaxheri kryesor i komapnisë “Alkaloid”, Zhivko Mukateov.

Pas Idrizit në vend të gjashtë është radhitur njeriu i parë i kompanisë “Skopski Pazar”, Sasho Davitkovski, kurse pas tij vjen Dushko Tuxharov nga grupacioni Replek.

Femra e vetme në mesin e 9 biznesmenëve më të pasur në Maqedoni është Kristina Todoroviq nga “Tinex”, e radhitur në vendin e tetë, kurse pas saj vjen themeluesi i barnatoreve “Zegin”, Bllagoja Mehanxhiski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *