Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 65 vjetori i Xheladin Zeqirit (VIDEO)

Shënohet 65 vjetori i Xheladin Zeqirit (VIDEO)

Tetovë, 23 nëntor – Në atmosferën festive, tingujt e këngës dhe valles shqipe, të shtunën mbrëma SHKA “Xheladin Zeqiri”, shënoi 65-vjetorin e saj, transmeton Televizioni Koha.

Manifestimi “Tetova feston nëntorin”, shënoi një nga mbrëmjet më kulminante të tij. Simbolika e festave të nëntorit, ishte sinkron me të gjithë elementet në skenë. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë ishin më bashkë se asnjëherë tjetër me artin dhe kulturën e tyre. Kjo mbrëmje u përshëndet nga kryetarja e Komunës së Tetovës,. Teuta Arifi, e cila vlerësoi lartë kontributin e kësaj shoqërie në ruajtjen e vlerave kombëtare, gjithashtu dhe shprehu mirënjohje për prezencën e mysafirëve nga Shqipëria dhe Kosova. Në kuadër të kësaj mirënjohje ajo ndau një vlerësim në emër të komunës dhe qytetarëve të Tetovës për mjeshtrin e koreografisë shqiptare, Fehmi Shaqiri. Këngët dhe vallet sollën emocionin e të gjithë shqiptarisë, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari SHKA Xheladin Zeqiri, Jetmir Rexhepi tha se këtë 65 vjetor ne zgjodhëm që ta festojmë të gjith së bashku, duke u nderuar edhe nga prezenca e Asamblit Kombëtar “Shota“ nga Kosova si dhe nga Asambli Kombëtar i këngëve dhe valleve të Republikës së Shqipërisë.

“Sonte shpreh para jush mirënjohjen tonë, për të gjithë ata njerez që në dekada të tëra, kanë kontibuar në jetëgjatësine e kësaj shoqërie. Mirënjohje për ata që nuk jetojnë më, por që jeton puna dhe kontributi i tyre.Gjithashtu mirënjohje për secilin anëtar të vjetër e të ri që është angazhuar dhe angazhohet në rritjen e cilësisë artistike të kesëj shoqërie”, tha Rexhepi, transmeton Televizioni Koha.

Nga vallja e bukur çame, tek kënga e Kosovës, nga qetësia e Shqipërisë së Mesme tek energjia dhe forca e valles së Tetovës, dukej sikur ky mozaik i bukur festiv plotësohej nga grimca të vogla e të mëdha, pjesë e kulturës sonë të pasur kombëtare. Emrat e mëdhenj të skenës shqiptare u bënë një me publikun me interpretimet e tyre. Kjo mbrëmje u mbyll me tingujt e një prej këngëve më të dashur për të gjithë brezat “Xhamadani vija-vija”. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *