Home / Lajme / Maqedoni / Shënon rritje dhuna familjare në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit (VIDEO)

Shënon rritje dhuna familjare në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit (VIDEO)

Tetovë, 03 nëntor – Në 9 muajt e kaluar të këtij vitit, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë denoncuar 40 raste të dhunës në familje 36 në Tetovë dhe 4 në Gostivar, transmeton Televizioni Koha.

Kryesisht kryes të kësaj vepre kanë qenë meshkujt. Numri më i madh i dhunuesve kanë qene bashkëshortët, ish bashkëshortët apo bashkëshortet pa kurrore, djemtë, babai etj. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur 24 kërkesa për inicim të procedurës 20 në Tetovë dhe 4 në Gostivar për të ashtuquajturat raste të lehta, ndërsa janë parashtruar 144 ankesa 106 në Tetovë dhe 38 në Gostivar për të cilat kanë kaluar me vërejtje me gojë apo me shkrim kundër dhunuesve. Shkak i këtyre rasteve në të shumtën e rasteve kanë qenë crregullimet mendore apo psikologjike, përdorimi I alkoolit, drogave etj. Përvec dhunës psikologjike ndaj viktimave është ushtruar dhunë fizike, transmeton Televizioni Koha.

Krahasuar me vitin e kaluar këto raste kanë shënuar rritje dyfish, ndërsa numri i kërkesave për inicim të procedurës është trefishua që do të thotë se viktimat vazhdimisht vendosin që ti donencojnë rastet e këtilla, /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *