Home / Lajme / Maqedoni / Shënon rritje përdorimi i rripit të sigurisë (VIDEO)

Shënon rritje përdorimi i rripit të sigurisë (VIDEO)

Sipas analizave të Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë përdorimi i rripave të sigurisë nëpër automjete ngadalë por sigurt po përmirësohet dhe vetëm gjatë 2 muajve të fundit rezultatet në nivel të Maqedonisë tregojnë ngritje për 14%.

Rripi i sigurisë në automjete nuk duhet të vendoset vetëm për t’ju shmangur gjobës nga policia, por ai duhet përdorur sistematikisht nga shoferët për shkak të sigurisë së tyre. Kështu porosisin nga Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë. Nga ky këshillë thonë se vetëm para 2 muajve në nivel të Maqedonisë vetëm 37% e shoferëve kanë vendosur rripa të sigurisë në automjetet e tyre, kurse tani ky numër është rritur në 58%.

“Në të gjitha komunat janë kryer matje, në vende të caktuara dhe kuptohet se këto matje janë përsëritur disa herë gjatë periudhave të njëjta dhe rezultatet më të mira kemi nga Demir Kapi dhe Radovish ku kemi përmirësim sa i takon shfrytëzimit të rripit të sigurisë. Rezultate më të dobëta kemi regjistruar në Dellçevë, Kavadar, Gostivar dhe Kërçovë, por gjatë matjes së dytë rezultatet janë rritur në mënyrë drastike”, tha Mile Dimitrovski, Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë.

Sipas Dimitrovskit 34% e prindërve gjatë vozitjes së makinave nuk vendosin rripat e sigurisë, kurse 61% e prindërve gjatë dërgimit të fëmijëve të tyre në shkollë përdorin celularët.

“Rezultati i parë se 34% e prindërve nuk vendosin rripin e sigurisë në makina është pothuajse i afërt me gjendjen e përgjithshme në Maqedoni, kurse rezultati i dytë se 61% e prindërve përdorin celularët e tyre gjatë vozitjes së makinave, gjithashtu tregon një rritje që është jo e mirë”, tha Mile Dimitrovski, Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë.

Sipas analizave të Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë përdorimi i rripave të sigurisë nëpër automjete ngadalë por sigurt po përmirësohet dhe vetëm gjatë 2 muajve të fundit rezultatet në nivel të Maqedonisë tregojnë ngritje për 14%.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *