Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija deklason Pelisterin

Shkëndija deklason Pelisterin

30 nëntor-
Skuadra kuqezi nga Tetova ndeshjen e kishte përfunduar për vetëm 50 minuta, kështu që 40 minutat e tjera ishin vetëm formalitet. Dy herë në këtë ndeshje ka shënuar Demir Imeri, ndërsa nga një gol ishin vepër e kroatit Vruçina, boshnjakut Zeba dhe Kirovskit.

Më ndeshjet e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, po përfundon sezoni vjeshtor edhe në këtë kategori. Me fitore e ka përmbyllur sezonin skuadra e Shkëndijës së Tetovës, e cila si vendase ka deklasuar Pelisterin e Manastirit duke e mundur me rezultat të pastër 5:0.

Skuadra kuqezi nga Tetova ndeshjen e kishte përfunduar për vetëm 50 minuta, kështu që 40 minutat e tjera ishin vetëm formalitet. Dy herë në këtë ndeshje ka shënuar Demir Imeri, ndërsa nga një gol ishin vepër e kroatit Vruçina, boshnjakut Zeba dhe Kirovskit.

Me këtë fitore Shkëndija tani më është vetëm 4 pikë pas Rabotniçkit, ndërsa 7 ka më pak se Vardari, por duke mos harruar se këto dy ekipe ndeshjen e fundit e luajnë në mbrëmje.

Edhe ekipi i Renovës ka arkëtuar një pikë shumë me vlerë sot, duke luajtur baras 0:0 me ekipin e Horizont Turnovës si mysafire. Befasia më e madhe ka ndodhur në duelin në mes Metalurgut dhe Teteksit, ku kjo e fundit që kishte kohë që ishte “fshirë” nga ekipet që mundë të rrezikojnë ndonjë skuadër, ka marrë fitore si mysafire me rezultat 2:0. Tabela eshte i vijon Vardari 37 pikë, Rabotniçki 34, Shkëndija 30, Sileksi 25, Metalurgu 24, Renova 23, Turnova 21, Pelisteri 18, Bregallnica 13 dhe Teteksi 6 pikë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *