Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:10 fatkeqësi komunikacioni për 24 orë

Shkup:10 fatkeqësi komunikacioni për 24 orë

4 nëntor-Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar katër drejtues të automjeteve të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga komunikacioni

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit janë regjistruar gjithsej 10 fatkeqësi komunikacioni.
Prej tyre, shtatë janë vetëm me dëme materiale dhe tre me lëndime trupore, ku lëndime të lehta ka marrë një drejtues i autobusit dhe dy këmbësor.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar katër drejtues të automjeteve të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga komunikacioni. Dy vozitës nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësor, 12 vozitës nuk kanë respektuar përkufizimet për shpejtësinë e lejuar, katër vozitës nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në komunikacion, si dhe 11 vozitës nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celularët derisa kanë drejtuar automjetin.
Me ndihmën e “kaçubetit” nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 50 automjete që kanë penguar funksionimin normal të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *