Home / Lajme / Maqedoni / Shpallen zgjedhjet për kryetar të ri të Parlamentit Studentor në USHT

Shpallen zgjedhjet për kryetar të ri të Parlamentit Studentor në USHT

10 nëntor-Sipas Shaban Arsllanit, komisioni i sapozgjedhur do të zhvillojë një proces transparent në pajtim me Statutin dhe Rregulloren përkatëse dhe se i gjithë procesi zgjedhor për kreun e PS-USHT-së do të zhvillohet në kushte demokratike…

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja për kryetar dhe kryesi të Parlamentit Studentor po zhvillohet në mënyrë intensive. Pas mbledhjes së mbajtur të PS-USHT-së, dhe pas miratimit të Propozim rregullores për mbajtjen e zgjedhjeve dhe formimit të Komisionit zgjedhor, edhe zyrtarisht u shpallën zgjedhjet për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Këtë e konfirmoi sot në takimin me gazetarë kryetari aktual i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
“Komisioni i lartpërmendur, që do të udhëheq me procesin zgjedhor, në mbështetje të nenit 23 të Rregullores, merr për sipër këto detyra: Të caktojë afatin dhe datën e organizimit të zgjedhjeve; Afatin për kandidim për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit, Kryetar dhe anëtarë të Parlamentit Studentor në fakultete; Kohëzgjatjen e fushatës për prezantimin e kandidatëve, si dhe a fatin për dorëzimin e ankesave eventuale në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve. Komisioni zgjedhor numëron shtatë anëtarë, edhe atë: Faik Bajrami, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore; Mirlinda Beqiri, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë; Fjolla Telaji, Fakulteti Juridik, studimet e disperzuara në Shkup; Ruzhdi Alili, Fakulteti Ekonomik; Egzon Iseni, Fakulteti i Administrimit të Biznesit, në Kumanovë; Bejza Ismaili, Fakulteti Filozofik; si dhe Feradin Azizi, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara“, deklaroi Shaban Arsllani, kryetar aktual i PS- USHT-së.
Sipas Shaban Arsllanit, komisioni i sapozgjedhur do të zhvillojë një proces transparent në pajtim me Statutin dhe Rregulloren përkatëse dhe se i gjithë procesi zgjedhor për kreun e PS-USHT-së do të zhvillohet në kushte demokratike, aq më tepër që këto standarde tanimë janë vendosur në çdo segment të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i cili me përkushtim dhe vendosmëri për 20 vjet me radhë e ka dëshmuar se është i vetmi institucion në shërbim dhe funksion të përparimit të arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *