Home / Lajme / Maqedoni / Shtatë aksidente në 24 orët e fundit

Shtatë aksidente në 24 orët e fundit

21 nëntor-Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së qarkullimit janë zbuluar dhe sanksionuar 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacion

Ekspertizë të gjithsej shtatë aksidenteve në trafik ka kryer policia e qarkullimit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit. Nga ato, tek katër është konfirmuar dëm material, ndërsa tek tre lëndime të lehta kanë marrë katër shoferët e automjeteve, njëbashkëudhëtar dhe një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së qarkullimit janë zbuluar dhe sanksionuar 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në kalimeve e shënuara këmbësorike, 37 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre 14 shoferë kanë lëvizur me shpejtës më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, tre shoferë nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese në qarkullim në udhëkryqe, si dhe pesë këmbësorë kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar këmbësorike.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubetë” ana e policisë së qarkullimit janë larguar 67 automjete të cilëte panë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *