Home / Lajme / Rajon / Shtyhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

Shtyhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

18 nëntor-“Ishte paralajmëruar 28 nëntori, Dita e Flamurit kombëtar që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të organizojnë një ceremoni, mirëpo kemi qenë pak me kohën shkurt. Tjetra është se Shqipëria në agjendën kryesore e ka 70 vjetorin e çlirimit nga fashizmi.

Kosova dhe Shqipëria do të përgatisin bashkë ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës.

Kjo ceremoni e paralajmëruar për datë 28 nëntor u shty për 16 janarin e vitit 2015, ditëlindjen e heroit kombëtar.

Këtë e deklaroi për Radio Dukagjinin, Gazmend Boletini, duke cekur se një nga arsyet e shtyrjes së ceremonisë është koha e shkurtë për përgatitjet.

“Ishte paralajmëruar 28 nëntori, Dita e Flamurit kombëtar që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të organizojnë një ceremoni, mirëpo kemi qenë pak me kohën shkurt. Tjetra është se Shqipëria në agjendën kryesore e ka 70 vjetorin e çlirimit nga fashizmi. /RadioDukagjini/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *