Home / Lajme / Maqedoni / Shtyllë prej 1.4 milionë euro për VMRO-në, vendbanimet shqiptare po vuajnë

Shtyllë prej 1.4 milionë euro për VMRO-në, vendbanimet shqiptare po vuajnë

6 nëntor-Siç mësohet gjithçka është gati dhe se shtylla me gravurat është e punuar në mermer dhe se ajo pritet të vendoset brenda disa ditëve. Këshilltarët shqiptarë kanë pranuar propozim vendimin, por ata janë të heshtur dhe se i janë shmangur kësaj çështje, duke mos e alarmuar ate.

Vazhdojnë miliona eurot për përmendore apo objekte dytësore si pjesë e “Shkupi 2014”.

Këto projekte po realizohen, derisa vendbanimet shqiptare përballen me probleme elementare jetësore dhe infrastrukturore.

Kësaj radhe është planifikuar dhe dizajnuar ngritja e një shtylle me relieve, në të cilat tregohen personazhe dhe ngjarje historike që ndërlidhen me organizatën e brendshme revolucionare maqedonase VMRO-DPMNE.

Tërë ky projekt do të kushtojë afër 1,4 milionë euro dhe do të vendoset pranë objektit të ndërtesës apo selisë së re të VMRO-DPMNE, në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Ky projekt është ideuar dhe mbështetur nga qyteti i Shkupit, ndërsa pritet të votohet gjatë javës së ardhshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ku gjithçka do të varet se si do të votojnë këshilltarët shqiptarë.

Akoma nuk dihet se dy partitë që formojnë qeverisjen në kuadër të qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE dhe BDI a kanë arritur marrëveshje për këtë projekt.

Siç mësohet gjithçka është gati dhe se shtylla me gravurat është e punuar në mermer dhe se ajo pritet të vendoset brenda disa ditëve. Këshilltarët shqiptarë kanë pranuar propozim vendimin, por ata janë të heshtur dhe se i janë shmangur kësaj çështje, duke mos e alarmuar ate.

Edhe ky projekt është vazhdimësi e dhjetëra projekteve tjera të përmendoreve dhe objekteve të ndryshme historike dhe kulturore maqedonase që kanë harxhuar buxhetin e shtetit për rreth 1 miliardë euro.

Vetëm projekti “Shkupi 2014” deri tani nga opozita u kalkulua se ka arritur mbi 800 milionë euro.

Nga ana tjetër, vendbanimet shqiptare vazhdojnë të ballafaqohen me probleme elementare jetësore dhe infrastrukturore, mungesë të investimeve zhvillimore, investimeve infrastrukturore në disa zona urbane, por edhe ato rurale.

Mungesa e ujit, kanalizimeve, ndotja masive, deponitë e egra si dhe infrastruktura katastrofale janë pjesë e problemeve që dominojnë në shumë komuna dhe vendbanime shqiptare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *