Home / Lajme / Maqedoni / Skadon afati për vendosjen e arkave fiskale me pajisje GPRS

Skadon afati për vendosjen e arkave fiskale me pajisje GPRS

01 Nentor – Obligim për të vendosur aparat fiskal me pajisje GPRS deri sot kanë obliguesit tatimor, qarkullimi i të cilëve në vitin e kaluar tejkalon 10.000.000 denarë,

Në ditën e fundit para skadimit të afatit, 3.958 obligues regjistruan me sukses 9.100 aparate fiskale me pajisje GPRS, informojnë nga Drejtoria për të ardhura publike.

Obligim për të vendosur aparat fiskal me pajisje GPRS deri sot kanë obliguesit tatimor, qarkullimi i të cilëve në vitin e kaluar tejkalon 10.000.000 denarë, si dhe oblëiguesit të cilët kryejnë veprimtari hotelierike dhe qqarkullim të derivateve të naftës me pakicë (pompat e benzinës). Për të tjerët afati është deri më 31 janar i vitit 2015.

“Edhe krahas thirrjeve të vazhdueshme nga DAP-i të dërguara përmes mjeteve për informim publik, si dhe njoftimeve të dorëzuara personalisht për obliguesit tatimor për regjistrim me kohë dhe vendosje të aparatit fiskal me pajisje GPRS, rreth 5.000 obligues aspak nuk e kanë filluar këtë procedurë”, theksojnë nga DAP-i.

Ligji parasheh masë të përkohshme të ndalesës për ushtrimin e veprimtarisë dhe gjoba në të holla për person juridik dhe person përgjegjës, nëse nuk kanë vendosur sistem fiskal me GPRS

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *