Home / Lajme / Rajon / Sot, 46 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë

Sot, 46 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë

27 nëntor-Krahas rritjes së numrit të nxënësve dhe studentëve shqiptarë, u rrit edhe numri i librave në bibliotekat e Kosovës, që dikur në fondin e tyre kishin 75 për qind libra në gjuhën serbokroate, dhe 25 për qind në gjuhën shqipe, kundrejt popullit shumicë shqiptar me 90 për qind.

Sot bëhen 46 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Shënimi i përvjetorëve nisi me Simpoziumin për Skënderbeun që u mbajt në Prishtinë, i dyti me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Flamurin Kombëtar Shqiptar që valonte pranë ndërtesës historike, pastaj vinte përvjetori i Alfabetit Shqip më 14 nëntor 1908. Mirëpo kurora e të gjitha këtyre manifestimeve kishte mbetur Dita e Flamurit Kombëtar më 28 nëntor.

Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia.

Pas demonstratave të vitit 1968 në Universitetin e Kosovës filloi të rritet numri i studentëve shqiptarë.

U hapën shumë shkolla fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Kosovës, që ndikoi në emancipimin e femrës shqiptare.

Krahas rritjes së numrit të nxënësve dhe studentëve shqiptarë, u rrit edhe numri i librave në bibliotekat e Kosovës, që dikur në fondin e tyre kishin 75 për qind libra në gjuhën serbokroate, dhe 25 për qind në gjuhën shqipe, kundrejt popullit shumicë shqiptar me 90 për qind.

Jo vetëm kaq, sepse pjesa më e madhe e librave të përkthyer ishin nga shkrimtarët jugosllavë, mbi mesataren e letërsisë kombëtare shqiptare.

Para demonstratave të vitit 1968, shkollat e larta dhe fakultetet në Prishtinë më shumë kishin studentë serbë të ardhur nga Serbia Jugore se shqiptarë nga Kosova.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *