Home / Lajme / Maqedoni / Sot kuvendi i degës së BDI-së në Tetovë

Sot kuvendi i degës së BDI-së në Tetovë

30 nëntor-Në garën e ngushtë për kreun e Degës më të madhe dhe ndoshta më të rëndësishme të BDI-së, mësohet të jenë disa kandidatë, ndër të cilët përmenden Resi Abdurahmani, Teuta Arifi dhe Hisen Xhemaili.

Zgjedhjet e brendshme në Degën e BDI-së në Tetovë janë drejt fundit.

Nesër, e diel, me fillim në orën 14, pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Tetovës, me çka do të përfundojë plotësisht procesi zgjedhor në këtë strukturë, njofton Zhurnal.

Në garën e ngushtë për kreun e Degës më të madhe dhe ndoshta më të rëndësishme të BDI-së, mësohet të jenë disa kandidatë, ndër të cilët përmenden Resi Abdurahmani, Teuta Arifi dhe Hisen Xhemaili.

Kandidaturat zyrtare, megjithatë, do të dihen vetëm gjatë Kuvendit Zgjedhor.

Në Kuvend do të marrin pjesë, përveç delegatëve nga të gjitha këshilltar vendorë, edhe krerët më të lartë të BDI-së.

Procesi zgjedhor në këtë degë dhe në degët që përfshihen në Njësinë Zgjedhore nr. 6 është koordinuar nga nënkryetari Izet Mexhiti.zhurnal

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *