Home / Lajme / Maqedoni / Sot në Maqedoni shqiptarët festojnë Ditën e Alfabetit

Sot në Maqedoni shqiptarët festojnë Ditën e Alfabetit

22 Nentor – Sot në Maqedoni shënohet zyrtarisht si festë shtetërore për popullatën shqiptare 22 nëntori, Dita e Kongresit të Alfabetit.

Sot në Maqedoni shënohet zyrtarisht si festë shtetërore për popullatën shqiptare 22 nëntori, Dita e Kongresit të Alfabetit.

Me rastin e 106-vjetorit të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.

Si çdo 22 nëntor tjetër, edhe sot nuk është ditë pune për shqiptar

Kongresi i Manastirit u zhvillua nga 14-22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.
Megjithate vlen te theksohet se per ndryshim nga vitet e kaluara , kete vit kjo feste e madhe per Shqiptaret nuk eshte shenuar ashtu si i ka hije nga institucionet shteterore por vetem ne disa komuna me manifestime modeste .

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *