Home / Lajme / Maqedoni / Sot në Tetovë do të vendoset gurrëthemeli i bibliotekës dhe teatrit të Tetovës

Sot në Tetovë do të vendoset gurrëthemeli i bibliotekës dhe teatrit të Tetovës

28 nëntor-Sipas drejtuesve të këtij projekti, synimi ka qenë që gjithçka të bëhet ashtu si duhet dhe kjo ka qenë arsyeja e mos fillimit të punëve. Ndërkohë që edhe procedurat tenderuese, të cilat u deshën që të kalonin me dy përzgjedhje sollën përsëritjen e tenderëve për të arritur deri në selektimin e ofertës më të volitshme financiare

Sot në ora 14 në Tetovë do të vendoset gurrëthemeli i bibliotekës dhe teatrit të Tetovës. Me këtë rast është paraparë që të marrin pjesë një numër i madh i funksionarëve të lartë qeveritarë parasegjithash të BDI-së. Deri më tash nuk është paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe funksionarë të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, njofton Tv Koha.

Sipas drejtuesve të këtij projekti, synimi ka qenë që gjithçka të bëhet ashtu si duhet dhe kjo ka qenë arsyeja e mos fillimit të punëve. Ndërkohë që edhe procedurat tenderuese, të cilat u deshën që të kalonin me dy përzgjedhje sollën përsëritjen e tenderëve për të arritur deri në selektimin e ofertës më të volitshme financiare, lajmëron Tv Koha.

Ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës me disa zhagitje pritet që të fillojë këtë vit mënjëherë pas vendosjes së gurrëthemelit dhe largimit të barakave të cilët do të largohen së shpejti por sipas drejtuesve të qendrës për kulturë të njëjtat do të largohen pa problem. Ky projekt kapital disa herë ka qenë edhe pjesë e akuzave dhe kundërakuzave të partive politike shqiptare për mosrealizimin e të njëjtit.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *