Home / Lajme / Maqedoni / Stuentët kundër testimit

Stuentët kundër testimit

17 nëntor-
Grupi i studentëve më pas u nis drejtë Parlamentit studentorë të USHKM-së, por atje nuk hasën në mbështetje të kolegëve. Në shenjë pakënaqësie, protestuesit me kurora lulesh e varrosën këtë parlament.

Mijëra studentë protestuan rrugëve të Shkupit kundër paralajmërimit për testimin ekstern nëpër Universitete. Marshi i studentëve filloi para Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi, për të vazhduar më pastaj para Qeverisë.

Grupi i studentëve më pas u nis drejtë Parlamentit studentorë të USHKM-së, por atje nuk hasën në mbështetje të kolegëve. Në shenjë pakënaqësie, protestuesit me kurora lulesh e varrosën këtë parlament.

Studentët u ndalën edhe para ministrisë së Arsimit. Edhe atje kërkuan nga ky dikaster të mos aplikojë testimin ekstern në Universitete.

Studentët morën mbështetje edhe nga një pjesë e profesorëve të cilët nuk deshën të flasin para kamerave duke shtuar se theksi duhet të vendoset te studentët dhe mjafton prezenca e tyre. Përkundër tentimit tonë, askush në Ministrinë e Arsimit nuk deshi të komentonte protestat e studentëve dhe kërkesën e tyre për mos aplikimin e testimit ekstern.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *