Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet fizikisht deputeti i BDI-së Xhevat Ademi

Sulmohet fizikisht deputeti i BDI-së Xhevat Ademi

17 nëntor-Incident më i madh është parandaluar nga të pranishmit në mbledhje, ndërsa deputeti Ademi ka kaluar pa lëndime serioze. Në një prononcim për mediat Xhevat Ademi thotë se me kundërshtimin që ish ushtari Bekim Aliu të bëhet anëtarë i degës, ai vetëm ka respektuar rregulloren e partisë. Sipas Ademit, kishte pakënaqësi, por jo edhe përleshja fizike.

Xhevat Ademi është sulmuar fizikisht nga anëtarët e Këshilit Vendor të BDI-së në Reçicë të Vogël, që ka rezultuar me ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit. Incidenti ka ardhur pasi Xhevat Ademi ka kundërshtuar propozimin e anëtarëve, për zgjedhjen e Bekim Aliut për anëtarë të kryesisë së degës. Aliu, që sipas informacioneve është anëtarë shumëvjeçarë i BDI-së dhe ish pjesëtarë i UÇK-së, ishte propozuar thuajse njëzëri nga anëtarësia, por ishte kundërshtuar nga Xhevat Ademi për shkak se nuk ka qenë prezent në mbledhje. Incident më i madh është parandaluar nga të pranishmit në mbledhje, ndërsa deputeti Ademi ka kaluar pa lëndime serioze. Në një prononcim për mediat Xhevat Ademi thotë se me kundërshtimin që ish ushtari Bekim Aliu të bëhet anëtarë i degës, ai vetëm ka respektuar rregulloren e partisë. Sipas Ademit, kishte pakënaqësi, por jo edhe përleshja fizike.

“Pasi u konstatua se në mesin e kandidatëve është edhe një anëtarë i cili nuk ishte prezent në Kuvend, komisioni kandidues në nivel dege, kryetar i së cilës jam unë, për të respektuar rregulloren, vendosi që ai të mos zgjidhet për shkak të mos prezencës së tij. Nuk e përjashtoj mundësin që ndonjë anëtarë të ketë pakënaqësi se unë nuk lejova të shkelet statuti, por incident nuk ka pasur. Për fatin e keq të atyre që janë të shqetësuar për këtë demokraci brenda BDI- zgjedhjet në degën e Tetovës kalojnë në atmosferën korrekte, demokratike dhe konkurruese”, tha Xhevat Ademi, BDI.

Zgjedhjet brenda-partiake në BDI kanë sjellë jo pak tensione periudhën e fundit. Incidenti i mbrëmshëm flitet të jetë mes krahut të luftës të udhëhequr nga Hazbi Lika dhe grupit të afërt me Abdilaqim Ademin. Ndryshe më herët incident ndodhi edhe në degën e Sarajit mes taborëve të Rafis Alitit dhe Blrim Bexhetit. Tensione dhe rivalitete të ashpra vërehen edhe në Degën e Kumanovës, Strugës dhe të tjera. Nga BDI-ja zyrtarisht mohojnë të ketë incidente dhe tensione që kanë lidhje me zgjedhjet brenda-partiake, ndërsa rivalitetet i shohin si vlerë demokratike brenda BDI-së. ALSAT

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *