Home / Lajme / Maqedoni / Të premten protesta masovike kundë ndotjes

Të premten protesta masovike kundë ndotjes

5 nëntor-Xhelal Neziri, pjesë e grupit protestues thotë se qytetarët e Tetovës ende nuk janë shumë të informuar lidhur me ndotjen dhe e ambientit.
Në ndërkohë përkrahje protestës të ditës së premte i kanë dhënë edhe disa shoqata joqeveritare.Përmes një komunikate për shtyp përkrahje protestës i ka dhënë organizata Zgjate Dorën

Ditën e premte me fillim në ora 12.30 në sheshin Iliria në Tetovë do të organizohet protesta për ndotjen kacerogjene me moton “Ajër të pastër për Tetovën-Stop ndotjes kancerogjene- Mos hesht Ngrite zërin”. Protesta organizohet nga ana e këshillit organizativ të protestave EcoGuerilla.Një nga anëtarët e këtij grupi Arjanit Xhaferi, thotë se kërkesat janë shumë reale dhe nuk janë kundër puntorëve, njofton Tv Koha.

Xhelal Neziri,Xhelal Neziri, pjesë e grupit protestues thotë se qytetarët e Tetovës ende nuk janë shumë të informuar lidhur me ndotjen dhe e ambientit.
Në ndërkohë përkrahje protestës të ditës së premte i kanë dhënë edhe disa shoqata joqeveritare.Përmes një komunikate për shtyp përkrahje protestës i ka dhënë organizata Zgjate Dorën, raporton Tv Koha.

“Qytetarët e Tetovës kanë vlera dhe aftësi të mbrohen vetë nga fatkeqësitë që u imponohen, revoltën do ta shprehin në protestën qytetare të premten për ta shpërndarë mesazhin e humanizmit dhe solidarizmit për nevojën e vetëmbrojtjes nga helmuesit. Helmimi i popullatës nuk ka çmim ,nji sekondë nuk duhet të tolerohet ,e jo me afate shtesë disa mujore dhe përsëri të harohet dhe të vazhdohet me avazin e vjetër. Sot duhet të jemi këmbëngulës dhe mos të vazhdohet më tutje. Me këtë rastë OJQ Zgjate Dorën Tetovë e përshëndet këtë akt të vetëorganizimit të qytetarëve, e përkrahën dhe, njëkohësishtë dotë mare pjesë në protestat paqësore me antarësinë dhe simpatizantët e vetë, si dhe me qytetarët tjerë humanë. Prandaj themi se Jeta nuk ka çmim”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. Nga EcoGuerilla kanë apeluar që qytetarët sa më masovikisht të dalin në protesta të premten në Sheshin Ilirija në Tetovë sepse bëhet fjalë për shëndetin e tyre.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *