Home / Lajme / Rajon / Tentonin të hynin ilegalisht në Angli, dy të rinj shqiptarë digjen të gjallë në kamion

Tentonin të hynin ilegalisht në Angli, dy të rinj shqiptarë digjen të gjallë në kamion

21 Nentor 2014 – Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Erinda Kacorri, e cila është me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion së bashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.

Përpjekja për të hyrë ilegalisht në Angli për një jetë më të mirë, ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve shqiptarë. Një djalë dhe në vajzë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike teksa kamioni me të cilin po udhëtonin në mënyrë të fshehur është shkrumbuar nga flakët.

Nga dyshimet e para, mësohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një cigareje në mënyrë të pakujdesshme, gjë që solli edhe tragjedinë.

Lajmi i njoftuar nga mediet franceze, përmes fotove dhe videove, ka tronditur opinionin publik vendas. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në kufirin mes Francës e Anglisë dhe pavarësisht se kamioni është përfshirë tërësisht nga flakët, viktimat janë identifikuar si shqiptarë.

Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Erinda Kacorri, e cila është me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion së bashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.

Sipas mediave, kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe se ishte nisur nga Polonia, ndërsa u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk.

Dy viktimat e shënuara janë të fundit në listën në rritje të azilkëruesve që humbin jetën në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *