Home / Lajme / Maqedoni / Tetova feston kuq e zi (VIDEO)

Tetova feston kuq e zi (VIDEO)

Tetovë, 28 nëntor – Qyteti i Tetovës sot është zgjuar në ngjyrat kuq e zi ku edhe komuna e Tetovës ka vendosur flamuj kombëtarë në shtylla. Për të shënuarë si një ditë feste ndërsa në qytet shumë qytetarët kishin dalur për të shënuar këtë festë kombëtare të shqiptarëve.

Shoqëri kulturore artistike shqiptare nga Tetova si dhe nxënësit e shkollave të mesme, sot me një organizim kanë shënuarë festën e Flamurit 28 nëntorit me defile përgjatë bulevardit të Ilindenit,në ku u ndaluan në Sheshin Iliria dhe kanë bërë një defilim duke bërë numrin 102 për të dhënë mesazhin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë ata gjithashtu më një korografi vizatuan edhe shqipen dy krenare që simbolizon flamurin shqiptar në fund të këtij manifestimi ata në shenjë mirënjohje kryetares së komunës i dhuruan një flamur kombëtarë.

Qyteti i Tetovës sot është zgjuar në ngjyrat kuq e zi ku edhe komuna e Tetovës ka vendosur flamuj kombëtarë në shtylla. Për të shënuarë si një ditë feste ndërsa në qytet shumë qytetarët kishin dalur për të shënuar këtë festë kombëtare të shqiptarëve, si zakonisht vetura të stolisura me flamuj kombëtar shëtisnin në rrugët e qytetit ndërsa shumë të rinjë në respektë të kësajë dite ishin veshurë me ngjyrat kuq e zi.

Në shkollën e mesme profesionale Gjoce Stojçevski është festuar festa e 28 nëntorit me një ekspozitë të realizuar nga nxënësit e drejtimit Artet e aplikuara figurative. Profesor dhe drejtor të shkollave të mesme të Tetovës, përfaqësues të komunës dhe nxënës të shumtë kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë, ndërsa drejtori i shkollës Abaz Abazi ka ndarë dhurata në shenjë mirënjohje për profesorët në pension të kësaj shkolle, profesorëve dhe nxënësve të cilët kanë dhënë kontribut në realizimin e kësaj ekspozite.
I pranishëm në këtë manifestim ka qenë edhe Amet Qazimi udhëheqës i sektorit për veprimtari publike I cili u uroi festën të gjithë të pranishmëve.

Edhe në shkollën fillore Liria në Tetovë është organizuar manifestim me rastin e 28 nëntorit, ku nxënës të kësaj shkolle kishin përgatitur recital, valle me këtë rast. Shpresa Iseini drejtoresh e kësaj shkolle me këtë rast u uroi festën të gjithë shqiptarëve.
Me këtë rast në të gjitha shkolla e mesme dhe fillore në tetovë dhe rrethinë janë mbajtur manifestime të dnryshme për nder të 28 nëntorit.


Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *