Home / Lajme / Maqedoni / Tetova protestoi ndotjes së ajrit

Tetova protestoi ndotjes së ajrit

7 nëntor-Arjanit Xhaferi, tha se jemi mbledhur në këtë shesh për të kërkuar atë që në një ven tjetër do të ishte absurde të kërkohej përmes protestës, atë që zoti e ka dërguar për të gjitha krijesat e tij mbi tokë, atë pa të cilin nuk mundemi. Kërkojmë ajrin që po na helmohet nga pangopësia e disa personave të cilët duan të krijojnë milionat duke na helmuar neve, fëmijëve tanë, prindërit tanë, çdo gjë të gjallë mbi këtë vemd, theksoi Xhaferi.

Mijëra qytetarë të Tetovës kanë dalur në protesta sot për të shprehur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre për ndotjen e ajrit nga mos vendosja e filtrave nga ana e fabrikës së Jugorkromit. Si asnjëherë më parë kësaj radhe në sheshin Ilirija në Tetovë ishin mbledhur mijëra qytetarë, përfaqeësues të shoqatave të ndryshme joqeveritare, intelektual, nxënës, student për të mbështetur protestën e lëvizjes qytetare EcoGuerilla. Me këtë rast nxënësit kanë dhënë edhe mesazhe duke brohoritur “Duam Ajër të Pastër”. Në ndërkohë organizatorët janë shprehur se ky është vetëm një fillim i rrugëtimit të gjatë për të arritur qëllimin që fabrika në Jugokrom të vendosin filtra. Arjanit Xhaferi, tha se jemi mbledhur në këtë shesh për të kërkuar atë që në një ven tjetër do të ishte absurde të kërkohej përmes protestës, atë që zoti e ka dërguar për të gjitha krijesat e tij mbi tokë, atë pa të cilin nuk mundemi. Kërkojmë ajrin që po na helmohet nga pangopësia e disa personave të cilët duan të krijojnë milionat duke na helmuar neve, fëmijëve tanë, prindërit tanë, çdo gjë të gjallë mbi këtë vemd, theksoi Xhaferi. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *