Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takon Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Teuta Arifi takon Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

03 nëntor – Poashtu, në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit u bisedua edhe rreth mundësive të intensifikimit të mëtejmë të platformës kulturore midis dy vendeve, dhe vullneti për ta realizuar këtë ishte i pakursyer nga të dyja palët në takim.

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, realizoi takim zyrtar me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim u bisedua rreth proceseve zhvillimore të qytetit të Tetovës brenda të cilit kontekst Kryeministri ofroi përkrahje dhe gadishmëri bashkëpunimi në sferën e planifikimit urbanistik të qytetit tonë. Si temë bisede gjatë takimit poashtu u hap edhe çështja e ngritjes së nivelit të përgjithshëm arsimor dhe edukativ në shkolla fillore e të mesme të komunës, çështje kjo drejt së cilës komuna e Tetovës qaset me përkushtim të thellë dhe vendosmëri të patundur.

Poashtu, në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit u bisedua edhe rreth mundësive të intensifikimit të mëtejmë të platformës kulturore midis dy vendeve, dhe vullneti për ta realizuar këtë ishte i pakursyer nga të dyja palët në takim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *