Home / Lajme / Maqedoni / Teuta i bën thirrje qeverisë të shqyrtojë vendimin për Jugohromin

Teuta i bën thirrje qeverisë të shqyrtojë vendimin për Jugohromin

18 nëntor-Ndërsa në plan afatgjatë do të krijojnë kulturë të veprimit të vazhdueshëm dhe do të ndikojnë në mënyrë preventive që problemi i ndotjes enorme të ajrit mos të paraqitet përsëri në të ardhmen.

Këshilli i Kuvendit të Tetovës me 23 vota pro dhe me votimin e përmbajtur të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kanë miratuar masat e propzuara nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që duhet t’i ndërrmer Komuna e Tetovës në bazë të kompetencave ligjorepër t’u ballafaquar me ndotjen enorme të vazhdueshme të ajrit.

Në fjalën e saj Teuta Arifi tha se gjendja aktuale e krijuar nga shtimi i substancave ndotëse në atmosferë është problem madhor për zgjidhjen e të cilit nevojitet angazhim serioz nga të gjitha institucionet relevante

“Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ta rishqyrtojë vendimin e fundit për lejimin e vazhdimit të punës së fabrikës Jugohrom për dy vitet e ardhshme pa respektimin e obligimeve ligjore gjegjësisht pa vendosjen e filtrave mbrojtës dhe pa përmbushjen e standardeve ekologjike”, tha Teuta Arifi.

“Informata e propozuar për miratim Këshillit të komunës së Tetovës përmban masat që në bazë të kompetencave ligjore të komunës duhet të ndërmerren në plan afatshkurtër dhe afatgjatë për të reduktuar maksimalisht nivelin e ndotjes së ajrit ambiental dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tetovës”, tha Teuta Arifi.

Ky dokument që pas miratimit do të jetë kornizë për veprim të komunës së Tetovës ndër të tjera parasheh, miratimin e Planit për përmirësim të ajrit ambiental, miratimin e Planit afatshkurtër për mbrojtje të ajrit ambiental, informimin e vazhdueshëm të opinionit për gjendjen e ajrit ambiental, larjen e rrugëve të qytetit me aplikimin e kalciumit, magneziumit dhe acetatit me qëllim të zvogëlimit të prezencës së grimcave PM10 dhe PM 2,5, realizimin e sforcuar të mbikëqyrjes inspektuese nga ana e Sektorit të mbikëqyrjes inspektuese të komunës së Tetovës, pastrimin dhe larjen intensive të rrugëve, sidomos përreth kantiereve të ndërtimit, kufizimin e kohës së shpërndarjes së mallit nga automjetet me leje për shpërndarje deri në orën 8:00 të mëngjesit, vendosjen e regjimit të komunikacionit për automjete të rënda ngarkimi, destinimi i fundit i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës si dhe masa dhe aktivitete tjera të cilët në plan afatshkurtër do ta reduktojnë ndotjen e ajrit ambiental.

Ndërsa në plan afatgjatë do të krijojnë kulturë të veprimit të vazhdueshëm dhe do të ndikojnë në mënyrë preventive që problemi i ndotjes enorme të ajrit mos të paraqitet përsëri në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *