Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare do godasë qeverinë (VIDEO)

Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare do godasë qeverinë (VIDEO)

Tetovë, 02 nëntor – Ndërkohë derisa ka komentuar kërkesën e Ahmetit për përfshirjen e FBI-së në rastin ‘Monstra’, ka theksuar se bëhet fjalë për ide qesharake dhe marketing politik.“FBI, sipas Kushtetutës së SHBA-së, funksionon vetëm brenda vendit, por jo dhe jashtë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

“Bashkësia ndërkombëtare ngadalë, por sigurt do të nxjerrë shkopin të cilin do ta përdorë kundër qeverisë së Maqedonisë”, kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një intervistë për Radio Rvropa e Lirë.

Ndërkohë derisa ka komentuar kërkesën e Ahmetit për përfshirjen e FBI-së në rastin ‘Monstra’, ka theksuar se bëhet fjalë për ide qesharake dhe marketing politik.

“FBI, sipas Kushtetutës së SHBA-së, funksionon vetëm brenda vendit, por jo dhe jashtë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

I pyetur në lidhje me urimin që kreu i BDI-së Ahmeti i drejtoi me rastin e rizgjedhjes, Thaçi e quajti këtë “cinizëm”.

“Mendoj se kjo hipokrizi politike nuk duhet të ekzistojë më në jetën politike. Publikisht, sillmi sikur të ishim më të mirët, por zoti Ahmeti dhe BDI përdorin lloj-lloj instrumente të palejueshme politike kundër meje. Ne vazhdojmë të sillemi racionalisht”, thotë Thaci, duke akuzuar BDI-në se ka organizuar incidentin e ndodhur në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *