Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Gjendja e shqiptarëve po shkon drejt përkeqësimit – VIDEO

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve po shkon drejt përkeqësimit – VIDEO

Strugë, 08 nëntor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po shkon drejt përkeqësimit të skajshëm.

Këtë ai e theksoi në një takim me të rinjtë e Dollogozhdës në Strugë.

“Maqedonasit dhe institucionet e shtetit, këta të tjerë që duket se janë bashkërenditës në këtë kritikë, janë vetëm shërbëtorët e tyre. Faktet dhe argumentet flasin se jemi në gjendje shumë të rëndë dhe të keqe, por po ashtu faktet flasin se kjo gjendje shkon duke u përkeqësuar. Kanë filluar të na trajtojnë edhe si njerëz që nuk e kuptojnë se çka është duke ndodhur, fut policinë me maska, kontrollo lokalet e shqiptarëve pse pinë duhan. Ju lutem kush e ndotë ajrin e Tetovës më shumë, këta që pinë duhan, apo Jugohromi që nuk mund ta mbyllin? Është cinizëm i llojit të vetë. Futen në lokale të shqiptarëve, qoftë pemëshitës, çajtore, kafene, kontrolle të rënda dhe të rrepta, duke e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ndodhin atje lart, nuk ndodhen me çajtoret. Por duket se nuk ka rezistencë. Pse zgjidhen udhëheqësit e një populli, pse zgjidhen deputetët, pse pjesëtarë të një populli dërgohen në institucione, që ta mbrojnë popullin aty në institucione, e jo të kthehen kah populli dhe të thonë: hajt tash ju dilni dhe mbrohuni vet. Duke e vë në rrezik popullatën, e vë në rrezik ardhmërinë e njerëzve”, deklaroi Thaçi.

Ai theksoi se PDSH ka përcaktimet dhe platformën e saj politike të qartë.

“Pavarësisht sa jemi ne kërkesat tona duhet ti vendosim si komb dhe ne në platformën e re kemi në të parën vendimmarrjen me konsensus të plotë me parlament dy dromësh dhe normalisht e dyta e është çështja e buxhetit. Kur dikush thotë se Gruevski është shumë i keq, po kush ja jep votën Gruevskit? A ka shqiptar që ja japin votën Gruevskit? Jo votat e shqiptarëve shkojnë te Ali Ahmeti, Ali Ahmeti dhe BDI janë ata të cilët e legjitimojnë politikën e Gruevskit. Nuk jam edhe me atë logjikën tjetër që thuan hajt ne të bëjmë gjithçka, ta ndërrojmë emrin dhe Maqedonia të hy në NATO, problemi jonë a zgjidhet? Jo nuk zgjidhet! Nuk është ashtu të gjitha bisedat që i kemi me përfaqësues ndërkombëtar ne u themi dakord çështja e emrit është top temë shumë e rëndësishme, por kërkesa jonë është që paralelisht edhe çështja e emrit edhe çështja e shqiptarëve të zgjidhet në këtë shtet. Kjo rrugë qe është nis në vitin 93, ky qëndrim, ky program, ajo kushtetuta kushtimisht ta quaj e Arbën Xhaferit që tha që vetëm në këtë mënyrë do ti zgjidhim problemet, është e vështir, e mundimshme, por është rruga e vetme që na zgjidh problemin”, deklaroi lideri i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *