Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Jam krenar me qëndrimet e Ramës në Beograd

Thaçi: Jam krenar me qëndrimet e Ramës në Beograd

Tetove, 11 nentor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përmes një komunikate ka deklaruar se ndjehet krenar me qëndrimet e shprehura të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.

“Qëndrimet e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama paraqitura sot në Beograd gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq, padyshim shprehën orientimin e të gjithë shqiptarëve, për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian si dhe realizimin e aspiratave të përbashkëta kombëtare. Qëndrimi shumë dinjitoz i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës në Beograd, u jep më shumë shpresa shqiptarëve se Shqipëria zyrtare do të përkujdeset për çdo shqiptar, pa marr parasysh ku jetojnë ata. Unë ndjehem sot shumë më krenar dhe padyshim shumë më shqiptar, pas këtij qëndrimi dinjitoz të Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, z.Edi Rama. Besojë se të gjithë shqiptarët sot ndjehen si unë!”, ka theksuar kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *