Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Veleshtë: Presion ndaj PDSH-së, sepse duan ta eliminojnë idenë kombëtare (VIDEO)

Thaçi në Veleshtë: Presion ndaj PDSH-së, sepse duan ta eliminojnë idenë kombëtare (VIDEO)

Strugë, 23 nëntor – Në këtë kontekst kreu i PDSH-së tha se është plotësisht i vetëdijshëm se Struga, dhe Veleshta, kanë zullum të dyfishtë, një pushtetin qëndror dhe një pushtetin lokal dhe shtoi se PDSH dallon nga partitë e tjera, sepse sepse asnjëherë nuk ka bërrë zullum, me pushtetin daj shqiptarëve.

“Nuk kam ardhur në Veleshtë për inat të ndokujt, por për hatër . Nuk kam ardhur këtu asnjëherë, as edhe sot për inat të dikujt. Përherë kam ardhur për hatër të dikujt”, ka thënë kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në takimin me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij në Veleshtë.

Ai ka prezenztuar qëndrimet e tij për zhvillimet e fundit, si dhe ka komentuar qlndrimet dhe veprimet e subjekteve tjera politike shqiptare dhe jo vetëm, duke përfshirë gjithsesi edhe partinë shqiptare në pushtet.

“Çfarë partie është ajo që kërcënon një arsimtar me kontratë, që kërcënon një pronar me mbyllje lokali, ajo që kërcënon biznesin me rrënim. Çarë ideje kombëtare përfaqëson ajo? Kjo nuk ka të bëjë fare me idenë kombëtare, por ka të bëj me qëllimin e fshehur të maqedonasëve që këto pushtetarë nuk po e kuptojnë “, theksoi Thaçi.

Duke folur për aksionet e fundit të policisë, DHP-së dhe Inspektoratit të tregut nëpër biznese, ai tha se maqedonasit kanë qëllim të shkatërrojnë tërësisht ekonominë e shqiptarëve dhe t’i bëjnë shqiptarët një popull të varfër, me qëllimin që gjysma të ikin dhe gjysma të mbeten shërbetorë të maqedonasve.

Në këtë kontekst kreu i PDSH-së tha se është plotësisht i vetëdijshëm se Struga, dhe Veleshta, kanë zullum të dyfishtë, një pushtetin qëndror dhe një pushtetin lokal dhe shtoi se PDSH dallon nga partitë e tjera, sepse sepse asnjëherë nuk ka bërrë zullum, me pushtetin daj shqiptarëve.

Po ushtrohet presion i madh ndaj PDSH-së. Ata thonë se përse Menduh Thaci rri në pozicionin e liderit. Pse gjithë ky presion për ta eliminuar PDSH-në dhe strukturën e saj. Për shkak se duan të eleminojnë idenë kombëtare. Pse gjithë ky presion i madh është bërë edhe këtu në Veleshtë që të mos pritet lideri i PDSH-së për ta eliminuar iden kombëtare jo për ta eliminuar liderin e PDSH-së. Sepse as lideri dhe as ne të gjithë nuk kemi probleme personale me njerëzit dhe shqiptarët që janë në partitë e tjera,por kemi probleme politike’’ theksoi kreu i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *