Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi nga Gostivari me mesazhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare (VIDEO)

Thaçi nga Gostivari me mesazhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare (VIDEO)

Gostivar, 28 nëntor – “Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta”, theksoi Thaçi me këtë rast

Mbrëmjen e së enjtes në Gostivar, nën patronazhin e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Menduh Thaçi u shtrua një koktej festiv me rastin e ditës së flamurit “28 Nëntorit”.

Në këtë akt solemn të PDSH-së të pranishëm ishin kryesia e partisë, deputetët, anëtar dhe simpatizantë të PDSH-së si dhe mysafirë tjerë.

Me këtë rast kreu i PDSH-së Menduh Thaçi tha se 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë, transmeton portali ExPress.mk

“Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta”, theksoi Thaçi me këtë rast.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *