Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi uron 28 nëntorin

Thaçi uron 28 nëntorin

28 nëntor-Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit”, thuhet në telegram urimin e kryetarit të PDSH-së Mneduh Thaçi.

Me rastin e 28 nëntorit ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka dërguar një telegram urimi.

“28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Është edhe një amanet ndër breza nga ku ne marrim forcë dhe kurajë për të vazhduar këtë rrugë sa të vështirë, aq edhe të shenjtë. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit”, thuhet në telegram urimin e kryetarit të PDSH-së Mneduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *