Home / Lajme / Maqedoni / Thellohet bashkëpunimi me USHT-së dhe Universitetit të Tiranës

Thellohet bashkëpunimi me USHT-së dhe Universitetit të Tiranës

27 nëntor- në mënyrë solemne në Spitalin Klinik të Tetovës gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë është përuruar Laboratori i Fiziologjisë, Patofiziologjisë, Imunologjisë dhe Hematologjisë si dhe Laboratorit hulumtues shkencor numër 2. Hapja e këtij laboratori është bërë në bashkëpunim me universitetin e Tiranës gjegjësisht me fakultetin e mjekësisë të Tiranës. Poashtu profesorët e këtij universiteti do të jenë pjesë e stafit akademik të fakultetit të shkencave të mjekësisë në kuadër të USHT-së

Profesorë nga Universiteti i Tiranës do të ligjërojnë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Bashkëpunimi mes dy universiteteve thellohet edhe më tepër me ardhjen e 11 profesorëve, me çka synohet rritja e kualitetit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Profesorët që do të ligjërojnë në USHT ishin prezent sot në ditën e 20 vjetorit të themelimit të USHT-së.

“Universiteti i Tiranës gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në bashkëpunim reciprok me këtë institucion të rëndësishëm, përshëndes krejt stafin pedagogjik të USHT-së, veçanërisht rektorin e këtij universiteti për vizionin bashkëpunues e konsolidues të këtij institucioni. Më vjen mirë që sot ndodhem si rektor i UT, dhe janë të pranishëm akademikët e fakultetit të mjekësisë që do përmirësojnë cilësinë dhe do konsolidojnë edhe fakultetin e mjekësisë, një institucion shumë i rëndësishëm për përgatitjen e Tetovës dhe gjithë trojeve për përgatitjen e specialistëve në fushën e mjekësisë. Më vjen mirë që ndihemi si në Tetovë e në Tiranë njësoj”, tha Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës.

“Me ardhjen e këtyre emrave eminent, fakulteti i mjekësisë bën një hap gjigant në zhvillimin e kualitetit dhe cilësisë gjegjësisht ua ofron studentëve mundësinë që ata më shpejtë të vijnë në kontakt me shkencës dhe dijen dhe kështu më tepër të avancohen studentët. Ne kemi marrëveshje me Universitetin e Tiranës, dhe fakultetin e mjekësisë në Tiranë edhe atë marrëveshje të shkëlqyer,me çka edhe një herë falënderoj profesorin Petrit Bara e Dhori Kule për përkrahjen që i kanë dhënë gjithë stafit të mjekëve që i kemi në fakultetin e shkencave mjekësore të Universitetit tonë”, deklaroi Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së. Ndryshe, në mënyrë solemne në Spitalin Klinik të Tetovës gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë është përuruar Laboratori i Fiziologjisë, Patofiziologjisë, Imunologjisë dhe Hematologjisë si dhe Laboratorit hulumtues shkencor numër 2. Hapja e këtij laboratori është bërë në bashkëpunim me universitetin e Tiranës gjegjësisht me fakultetin e mjekësisë të Tiranës. Poashtu profesorët e këtij universiteti do të jenë pjesë e stafit akademik të fakultetit të shkencave të mjekësisë në kuadër të USHT-së. Në ndërkohë rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti është shprehur se laboratori inaugurohet në vigjilje të manifestimeve kushtuar 20 vjetorit të themelimit të USHT-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *