Home / Lajme / Maqedoni / Todorov viziton qendrën e kardiologjisë intervente në Tetovë (VIDEO)

Todorov viziton qendrën e kardiologjisë intervente në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot ka vizituar Spitalin Klinik të Tetovë me ç`rast ka qëndruar në qendrën për kardiologji intervente dhe angiografi e cila filloi të funskionojë disa ditë më parë, transmeton Televizioni Koha.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov poashtu ka vizituar edhe repartin e tomografisë dhe rezonancës magnetike që një kohë të gjatë funksionojnë në spitalin klinik të Tetovës.

“Me kënaqësi të madhe mund të deklaroj se për herë të parë edhe në Tetovë mund të kryhen intervenime nga sfera e kardiologjisë intervente dhe këtu janë trajtuar 7 pacient, kun ë pesë prej tyre janë vendosur stenda. Kjo është shumë e rëndësishme se sëmundjet kardiovaskulare janë në përqindje më të lartë me vdekshëmri në Maqedoni ku përqindja është mbi 57. Pikërisht për këtë ne filluam me zgjerimin e rrjetit të kardiologjisë intervente jashtë Shkupit sepse të gjitha metodat dhe procedurat tregojnë se nga marrja e sulmit në zemër e deri në ardhjen në spital është më e rëndësishme për mbijetim dhe më pak komplikime gjatë trajtimit”, tha Todorov, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi tha se me këtë u mundësohet pacientëve që të kenë shërbime më të mira shëndetësore.

“Falënderoj ministrin për mbështetjen dhe shpresoj se në të ardhmen Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Maqedonisë do na mbështet gjithnjë në procedurat dhe metodat e reja për punën që bën stafi i Spitalit klinik i Tetovës. Poashtu falënderoj edhe mjekët të cilët janë angazhuar dhe punojnë me përkushtim në këtë repart”, deklaroi Besimi, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *