Home / Lajme / Maqedoni / ‘UÇK’ merr përgjegjësin për sulmin mbi Qeverinë

‘UÇK’ merr përgjegjësin për sulmin mbi Qeverinë

7 nëntor-Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ” Hasan Prishtina ” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerzore, thuhet në komunikaten e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të firmosur nga Kushtrimi.

Përmes një komunikate që ka arritur në postën elektronike të TV ASLAT M të dërguar nga “Debatik Sharri” ku qëndron emblema e Ushtrisë Çlirimtare Kombetare meret përgjegjësia për sulmin me granat mbi qeverinë e RM-së që ka ndodhi më 28 tetor. Në këtë komunikatë që mban numrin 3 mëtej tuhet:
Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ” Hasan Prishtina ” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerzore, thuhet në komunikaten e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të firmosur nga Kushtrimi.
Njëkohësishte është lëshuar edhe një deklaratë politike gjithashtu e firmosur nga Kushtrimi ku mes tjerash thuhet: Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim. Ajo është stërkequr si mos më keq. Tejzgjatja e zbatimit të saj, qasja shovene e qeverisë ndaj Shqiptarëve , terrori maqedon i qeverisë shovene ka zbritur deri në familjet shqiptare, kudo e kurdo, në rrugë e shkolla. Procese të montuara , Grupe Huliganështë orkestruar nga segmente shtetërore intelegjente, dhunojnë damilje, lagje e fëmijë shqiptarë. Shqiptarët sot në Maqedoni po jetojnë natën e akullt. Thërrasim faktorin ndërkombëtarë të ndërhyjë, Faktorin politik Shqiptarë e veÇanarishtë atë në Qeveri të shohë me realizëm gjendjene mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni. Qeveria shovene maqedonase , rrugëton cdo ditë e nga pakë drejt foles Ruse përmes rrugës serbe. Shqiptarët nuk e duan këtë. Integrimet euroatlantik e cojnë rajonit drejt prosperimit. Ne duam ashtu sic ndajm fate e hapsira te njejta të ndajmë dhe liri e mundësi të njejta , shkruan në deklaratën politike të Ushtrisë Çlirimare Kombëtare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *