Home / Lajme / Maqedoni / UEJL shënon 13 vjetorin (VIDEO)

UEJL shënon 13 vjetorin (VIDEO)

Tetovë, 20 nëntor – Si sfidë të veçantë të UEJL-së, Dika e ka përmendur modernizimin e Universitetit dhe perfeksionimin e sistemit të nxënies së dijes tek të rinjtë, me çka edhe ka ftuar të gjithë të rinjtë, që të bëhen partnerë të UEJL-së, për të arritur majat e suksesit përmes studimit në këtë universitet.

Universiteti i Evropës Juglindore, ka shënuar sot 13 vjetorin e themelimit të tij. Rektori Zamir Dika, tha se Universiteti po hapëron në këmbë të forta drejtë synimeve të tija.

Si sfidë të veçantë të UEJL-së, Dika e ka përmendur modernizimin e Universitetit dhe perfeksionimin e sistemit të nxënies së dijes tek të rinjtë, me çka edhe ka ftuar të gjithë të rinjtë, që të bëhen partnerë të UEJL-së, për të arritur majat e suksesit përmes studimit në këtë universitet. Në ndërkohë kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se është për t`u përshdetur fakti që ky universitet renditet ndër tre të parit nga në ranglistën e Shangait, njofton Tv Koha.

Ai theksoi se kur është vendosur që të hapet ky universitet ka qenë ministër i financave dhe nënvizoi se nuk kanë gabuar atëherë kur e kanë marrë vendimin që të themelojnë këtë universitet. Gruevski poashtu përmendi edhe ndihmës e qeverisë që i është ndarë këtë vit këtij universiteti vlera e të cilës është 500 mijë euro.Në shënimin e 13 vjetorit kanë marrë pjesë stduentë, ministra dhe rektorë të Universiteteve të tjera në vend, raporton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *