Home / Lajme / Maqedoni / USHT do të zbatojë sistemin elektronik të pagesave

USHT do të zbatojë sistemin elektronik të pagesave

26 nëntor-“Sistemi Lyra Wallet do t’u mundësojë të gjithë studentëve që në mënyrë elektronike t’i bëjnë të gjitha pagesat e shërbimeve ndaj universitetit, duke filluar nga pagesat e provimeve, semestrave dhe të gjitha shërbimeve të tjera. Nëpërmjet këtij sistemi pagesat do të mund të bëhen në çdo vend dhe në çdo kohë”, tha Festim Halili

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u prezantua sot sistemi Lyra Wallet. Ky sistem ofron mundësi të pagesave online për të gjitha shërbimeve universitare në formë elektronike.

Zyra për përpilim dhe menaxhim të projekteve e USHT-së, tashmë një kohë të gjatë është e angazhuar në realizimin e këtij projekti. Përgjegjësi i kësaj zyre, Mr.sc. Festim Halili vlerësoi se ky sistem është një benificion shumë i madh për studentët, duke u mundësuar shmangien e pritjeve të gjata nëpër sportelet e bankave dhe postave.

“Sistemi Lyra Wallet do t’u mundësojë të gjithë studentëve që në mënyrë elektronike t’i bëjnë të gjitha pagesat e shërbimeve ndaj universitetit, duke filluar nga pagesat e provimeve, semestrave dhe të gjitha shërbimeve të tjera. Nëpërmjet këtij sistemi pagesat do të mund të bëhen në çdo vend dhe në çdo kohë”, tha Festim Halili.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me kompaninë sllovene Albatron si dhe bankën NLB Tutunska, e cila studentëve do t’u mundësojë hapje të llogarisë dhe dhënien e kartelave Maestro falas.

Me këtë sistem Universiteti Shtetëror i Tetovës radhitet në Rangun e Universiteteve më të modernizuara në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *