Home / Lajme / Maqedoni / Ushtari profesionist Manoilov i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Zletovë

Ushtari profesionist Manoilov i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Zletovë

25 nëntor-Në vendin e vrasjes dhe përreth janë të pranishëm forca të mëdha policore, të cilat ende gjurmojnë pas të dyshuarit për të cilin nuk dihet nëse është i armatosur. Manoilov gjatë vrasjes ishte në detyrë zyrtare.

Ushtari profesionist Dragan Manoilov, dyzetvjeçar, sipas informacioneve të para dyshohet për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mëngjes në Zletovë në afërsi të Probishtipit.

Në vendin e vrasjes dhe përreth janë të pranishëm forca të mëdha policore, të cilat ende gjurmojnë pas të dyshuarit për të cilin nuk dihet nëse është i armatosur. Manoilov gjatë vrasjes ishte në detyrë zyrtare.

Përndryshe, janë vrarë dy burra të rritur dhe një grua gjegjësisht siç raportohet nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për prindërit e bashkëshortes dhe për një burrë tjetër i punësuar në inspektoratin shtetëror të tregut.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova deklaroi se për momentin po bëhet ekspertizë nga ana e prokurorit themelor publik dhe ekipeve të SPB Shtip.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *