Home / Lajme / Botë / Vdesin 26 minatorë në Kinë

Vdesin 26 minatorë në Kinë

26 nëntor-Thuhet se deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që një termet i vogël ka shkaktuar shkëndija, të cilët kanë ndezur pluhurin e qymyrit në ajër, duke shkaktuar më pas zjarr.

Njëzet e katër minatorë të qymyrgurit, kanë vdekur në një minierë në veri-lindje të Kinës, sot më 26 nëntor. Rasti ka ndodhur pasi minierën e ka kapluar zjarri.
Agjencioni kinez Xinhua, shkruan se pos të vdekurve edhe 52 të tjerë janë lënduar, në këtë fatkeqësi që shkatërroj minierën e drejtuar nga qeveria, në provincën Lianoning.

Thuhet se deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që një termet i vogël ka shkaktuar shkëndija, të cilët kanë ndezur pluhurin e qymyrit në ajër, duke shkaktuar më pas zjarr.

Minierat në Kinë, konsiderohen më të rrezikshmet në botë, ndonëse marrja e disa masave të sigurisë në punë, ka ulur në masë të vogël numrin e viktimave në aksidentet e tilla.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *