Home / Lajme / Maqedoni / Vendet e braktisura në Tetovë tregohen me fotografi (VIDEO)

Vendet e braktisura në Tetovë tregohen me fotografi (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Objekte të vjetra dhe të lënë në harresë të cilët më herët kanë qenë shumë të vizituar ndërsa sot i ka mbuluar pluhuri i haresës, përmes fotografise artistja gjermane Natalija Ziper i ka sjellë këta objekte para tetovarëve, njofton Televizioni Koha.

Objekte të vjetra dhe të lënë në harresë të cilët më herët kanë qenë shumë të vizituar ndërsa sot i ka mbuluar pluhuri i haresës dhe janë të ruinuara, janë treguar para tetovarëve, përmes fotografise artistja gjermane Natalija Ziper i ka sjellë këta objekte para tetovarëve.

Fotografitë kanë qenë të ekspozuara në ndërtesën e postës së vjetër, ndërsa qëllimi është që të tregohet se këta vedne mund të rindërtohen dhe mund të shfrytëzohen qëllime të ndryshme. Në këtë rast posta e vjetër i ngjante një galerie.

“Bëhet fjalë për impresionet e mia në Tetovë. Bëhet fjalë për qëndirmin tim të parë 24 orësh këtu. Tentova që të bëj foto të cilët zgjuan emocione tek unë. Vërej se Tetova gjatë ditës është e dendur me lëvzije kurse gjatë natës ëhstë e zbazur. Në fotografi janë treguar vendet të cilët janë të ruinuara të cilët dikur kanë pasur shumë rëndësi”, tha artistja gjermane Natalija Ziper, transmeton Televizioni Koha.

Ekspozita është në kuadër të projektit “Qëndrimi i Artistit”. Ziper është artisti i tretë që na sjell në qytetin e Tetovës përmes fotografive shikuar nga syri i saj.

Ndërkaq, në Tetovë ky projekt realizohet nga qendra për bashkëpunim ballkanik. Koordinatori Bujar Luma tha se është zgjedhur ky vend pasi që shumë vende janë lënë në harresë.

“Në mënyrë simbolike zgjodhëm këtë vend dhe menduam se është një vend interesant të harruar dhe zgjodhëm postën e vjetër për të zhvilluar këtë ekspozitë, tha Luma, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *