Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset gurrëthemeli i Teatrit dhe Bibliotekës (VIDEO)

Vendoset gurrëthemeli i Teatrit dhe Bibliotekës (VIDEO)

Tetovë, 28 nëntor – Drejtori i qendrës për kulturë në Tetovë Haki Fazliu në fjalimin e tij theksoi se ky është një projekt për të cilin është dhënë shumë mund gjatë katër viteve të kaluara.
Poashtu në këtë cermoni ka folur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila theksoi se krahas këtij projekti poashtu tetovën e presin edhe projekte më të mëdha.

Në mënyrë solemne është vendosur sot më në fund gurrëthemeli për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të qeverisë por kanë munguar funskionarët e VMRO DPMNE-së madje mungonte edhe ministrja e kulturës Elizabeta Milevska Kamçevska. Drejtori i qendrës për kulturë në Tetovë Haki Fazliu në fjalimin e tij theksoi se ky është një projekt për të cilin është dhënë shumë mund gjatë katër viteve të kaluara.
Poashtu në këtë cermoni ka folur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila theksoi se krahas këtij projekti poashtu tetovën e presin edhe projekte më të mëdha.

Ndërkaq fjalim para të pranishmëve pati edhe Behuxhdin Shehapi sekretarë shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Në ndërkohë zëvendëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Musa Xhaferi, nënvizoi se ajo që premtohet edhe realizohet edhe pse ndonjëherë ka vonesa.

Deklarata musa Xhaferi. Ndryshe, në këtë manifestim ka munguar edhe Ali Ahmeti kryetarë i BDisë. Ndryshe ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës do ta bëjë firma Urban Plan Construktion nga Tetova. Pritet që sipas paralajëmërimeve ndërtimi të përfundojë në viti 2017.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *