Home / Lajme / Maqedoni / Venizelos: Në Shkup jo vetëm problemi me emrin, por edhe raportet midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Venizelos: Në Shkup jo vetëm problemi me emrin, por edhe raportet midis shqiptarëve dhe maqedonasve

17 nëntor-“Ku do të shkojmë në BE dhe NATO ne do të themi se ekziston problemi me emrin, por pas tij qëndrojnë edhe çështjet dhe problemet me demokracinë, me të drejtat e njeriut, sundimin e së drejtës, çështjen e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe maqedonas si dhe raporte midis qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Venizelos.

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos deklaroi se ekziston problemi me emrin e Maqedonisë, por pas tij qëndrojnë edhe problemet e tjera.

Ai ndër problemet e theksuar në vendin fqinj ka përmendur edhe raportet midis shqiptarëve dhe maqedonas, demokracinë në vend dhe të drejtat e njeriut, etj.

Ai këtë deklaroi në një intervistë për gazetën “Real”, ku shtoi se Greqia do të shprehë qëndrimin e saj si në NATO ashtu edhe në BE se ekziston problemi me emrin, por pas tij ekzistojnë edhe problemet e tjera, transmeton INA.

“Ku do të shkojmë në BE dhe NATO ne do të themi se ekziston problemi me emrin, por pas tij qëndrojnë edhe çështjet dhe problemet me demokracinë, me të drejtat e njeriut, sundimin e së drejtës, çështjen e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe maqedonas si dhe raporte midis qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Venizelos.

Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë propozim të ri të emrit nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic. Venizelos gjithashtu ka fajësuar Shkupin se nuk po bën hapa vendimtar lidhur me gjetjen e një zgjidhje për emrin.

“Nuk do të ketë përparim, për shkak se nuk ka lëvizje nga pala tjetër”, deklaroi shefi i diplomacisë greke.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *