Home / Lajme / Rajon / Vjen në jetë trashëgimtarja e Elvis Pistës (Foto)

Vjen në jetë trashëgimtarja e Elvis Pistës (Foto)

03 nëntor – Sot, ka lindur bashkëshortja e kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra më 15 qershor.

Ajo ka sjellë në jetë fëmiun e deputetit të ndjerë, pasditen e së hënës, mësojnë burime të Telegrafit.

Bëhet e ditur se familjaret e kanë pagëzuar me emrin Roma që besohet të ketë qenë edhe amanet nga i ndjeri Pista, pasi Roma ka qenë një prej qyteteve të tij të preferuara.

Vrasja e Elvis Pistës kishte ndodhur rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite.

Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. Atë kohë, gruaja e Elvisit është në muajin e pestë të shtatzënisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *