Home / Lajme / Maqedoni / Vojislav Seselj mbërrin në Beograd, çetnikët i organizojnë pritje

Vojislav Seselj mbërrin në Beograd, çetnikët i organizojnë pritje

12 nëntor-Ai akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit përgjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë, që pasuan me ndarjen e Jugosllavisë

Ultra-nacionalisti serb Vojisllav Sheshel është kthyer në Beograd pasi gjyqtarët e OKB-së për krime lufte dhanë lejen për lirim të tij të përkohshëm, për shkak të gjendjes shëndetësore. Qindra mbështetës të Sheshelit dolën të përshëndesnin atë kur arriti në aeroportin e Beogradit nga Amsterdami. Gjykata për Krime të Luftës në Hagë e lëshoi Sheshelin për të kërkuar trajtim mjekësor në Serbi. Ai e ka të ndaluar të komunikojë me viktima apo dëshmitarë dhe duhet të kthehet në tribunal kurdo që i kërkohet. Mjekët serbë që e kontrolluan Sheshelin kohë më parë thanë se ai vuan nga kanceri në zorrë të trashë, që i është shpërndarë edhe në veshkë. Shesheli, 60 vjeçar, është mbajtur në Hagë që nga viti 2003, dhe është duke pritur verdiktin për gjykimin e gjatë. Ai akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit përgjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë, që pasuan me ndarjen e Jugosllavisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *