Home / Lajme / Rajon / Vriten 4 persona në Tiranë

Vriten 4 persona në Tiranë

4 nëntor-Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. . Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Po kështu dhe Edison Jaho dhe Enea Xhaj, jane qelluar me plumba ne koke Brenda lokalit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. Ndalohen si autore 3 persona, mes tyre djali i një deputeteje te PS.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në bar “Ante Grand”, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.

Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. . Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Po kështu dhe Edison Jaho dhe Enea Xhaj, jane qelluar me plumba ne koke Brenda lokalit.

Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.
Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i Drejtorisë së Policisë Artan Didi dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *