Home / Lajme / Maqedoni / Vritet edhe nje shqiptar nga Kosova ne Siri

Vritet edhe nje shqiptar nga Kosova ne Siri

18 Nentor – T. S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 30 vjeçar nga fshati Zhur i Prizrenit është vrarë gjatë luftimeve në Siri

Edhe një shqiptar, i cili ishte radhitur në grupin e Shtetit Islamik, ISIS, është vrarë sot në luftën e Sirisë.

T. S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 30 vjeçar nga fshati Zhur i Prizrenit është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Lajmin për Gazetën Blic e kanë konfirmuar të afërm të të vrarit.

Institucionet e Kosovës para disa muajsh ndërmorën disa arrestime si mënyra e vetme për të parandaluar shkuarjen e të rinjve në Siri.

Siç merr vesh Gazeta Blic ky i ri para një viti kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.

Me dhjetëra shtetas shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria janë vrarë në luftën e Sirisë, si pjesë e ISIS.

Mirëpo, institucionet tona nuk kanë arritur që të nxjerrin një ligj, i cili e ndalon luftimin e shtetasve tanë në luftërat e huaja.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *