Home / Lajme / Maqedoni / Wohlers : Liderët të punojnë për marrëdhënie më të mira ndëretnike

Wohlers : Liderët të punojnë për marrëdhënie më të mira ndëretnike

25 nëntor- Por, sipas tij, janë liderët ata që duhet të punojnë për të ndërtuar raporte të mira ndëretnike dhe për ta neutralizuar dhunën. Uollers ia drejtoi të njëjtën thirrje edhe politikanëve në Maqedoni, duke nënvizuar se fshehja e problemeve apo heshtja ndaj tyre, është e dëmshme.

Ambasadori amerikan Paul Wohlers ka ftuar të gjithë faktorët relevant që të punojnë për të ndërtuar një shoqëri multi-etnike ku të respektohen dallimet. Gjatë një ligjëratë para studentëve të UEJL-së në Tetovë, Uollers theksoi se bota po përfshihet dhuna, sidomos në Siri dhe Irak. Por, sipas tij, janë liderët ata që duhet të punojnë për të ndërtuar raporte të mira ndëretnike dhe për ta neutralizuar dhunën. Uollers ia drejtoi të njëjtën thirrje edhe politikanëve në Maqedoni, duke nënvizuar se fshehja e problemeve apo heshtja ndaj tyre, është e dëmshme.

“Ne të gjithë e dimë se marrëdhëniet ndëretnike këtu në Maqedoni janë problem, nuk ka njeri që e mohon këtë, por nuk dua të ndiheni se unë e piketoj këtë problem vetëm këtu, në Maqedoni. Siç e dimë të gjithë, nëse kemi shikuar televizor sot në mëngjes, Amerika ka po ashtu… por është e hapur ndaj kësaj. Ajo që bëjmë ne, është se mësojmë nga gabimet tona. Ky është proces i dhimbshëm por është i rëndësishëm. Për të lëvizur përpara, të gjithë vendet dhe shoqëritë duhet të flasin drejtë për ndjenjat dhe problemet e tyre, pra duhet të flitet hapur si të rregullohet situata në vendin tuaj. Kjo kërkon po ashtu edhe media të lira që përhapin diversitetin dhe po ashtu të flitet për problemet në shoqëri. Po ashtu, kërkon edhe një ndërtim të sistemit qeveritar dhe institucional që njerëzit t’i besojnë, madje, edhe nëse nuk pajtohen me të”, deklaroi Pol Wohlers, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Uollers përmendi gjithashtu edhe trajtimin e shoqërisë në Maqedoni, e cila sipas tij duhet të jetë e barabartë mes të gjitha komuniteteve.

“Këtu në Maqedoni është e qartë se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk beson se merr çdo herë trajtim të barabartë para ligjit. Është në interes të kësaj qeverie të njohë shqetësimet dhe kur është e nevojshme të marrë veprime t’i adresojë këto shqetësime, sepse, duke shikuar tutje dhe duke fshehur problemet nuk i bëjmë ata probleme që të zhduken, por i lëmë që të bëhen më të vështira”, u shpreh Pol Uollers, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Ambasadori Uollers i bëri këto komente gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UEJL-së, mbi marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *