Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Kemi dëshmi që për tre ditë Gruevski do të detyrohet të dorëhiqet

Zaev: Kemi dëshmi që për tre ditë Gruevski do të detyrohet të dorëhiqet

6 nëntor-Ai arsyetoi vendimin për bojkotin e Parlamentit si dhe pesë kërkesat e opozitës, ndër të cilat është formimi i qeverisë teknike dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Lidri i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev ka deklaruar se ka dëshmi që do të detyronin Nikola Gruevski për tre ditë të jap dorëheqje.

“LSDM-ja posedon dëshmi, që pas prezantimit të tyre në opinion, kryeministri Nikola Gruevski do të duhet që në afat prej tre ditëve të jap dorëheqje, ndërsa Maqedonia do të turpërohet nga ato, për shkak se bëhet fjalë për dëshmi që janë të ndjeshme dhe prekin deri tek marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një tribunë të mbajtur mbrëmë në Manastir.

Ai arsyetoi vendimin për bojkotin e Parlamentit si dhe pesë kërkesat e opozitës, ndër të cilat është formimi i qeverisë teknike dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Blloku opozitar ka nisur organizimin e tribunave me qytetarët, me ç’rast janë paraparë 16 prej tyre në disa qytete të vendit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *