Home / Lajme / Maqedoni / Zaev vazhdon të flasë për bombën që ka në duar opozita

Zaev vazhdon të flasë për bombën që ka në duar opozita

26 nëntor-Të gjithë ata që momentalisht kërkojnë publikimin e dëshmive, duhet ta dinë se nuk do të kishim qëllime të mira ndaj shtetit nëse nuk e mendojmë mirë këtë, nëse nuk e bëjmë në kohën e duhur, sipas strategjisë sonë, nëse nuk jemi të bindur se do të japin rezultat, kthjellim dhe normalizim të shtetit, madje edhe largimin e së keqes nga Maqedonia

Bomba e LSDM-së nuk do të publikohet vetëm atëherë kur kryesia e partisë opozitare të gjejë momentin kur aferat që do të publikuara do të arrijnë efektin maksimal. Kështu deklaroi kreu i partisë Zoran Zaev para qytetarëve të Kavadarit në takimin e mbrëmshëm, teksa arsyetonte shtyrjen e afatit të publikimit të dëshmive, për të cilat është paralajmëruar prej më shumë se 2 muaj. Sipas LSDM-së, këto skandale do të lëkundnin jo vetëm pushtetin por edhe marrëdhëniet ndëretnike.

“Të gjithë ata që momentalisht kërkojnë publikimin e dëshmive, duhet ta dinë se nuk do të kishim qëllime të mira ndaj shtetit nëse nuk e mendojmë mirë këtë, nëse nuk e bëjmë në kohën e duhur, sipas strategjisë sonë, nëse nuk jemi të bindur se do të japin rezultat, kthjellim dhe normalizim të shtetit, madje edhe largimin e së keqes nga Maqedonia… deri atëherë nuk do të bëjmë hapa”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev theksoi se nuk pret që MPB-ja ose gjyqësori të reagojnë pas publikimit të dëshmive të siguruara. Ai vlerëson se institucionet shtetërore do të heshtin, ashtu sikurse bënë edhe për aferën “Makedonska Banka”, për të cilën opozita pretendonte se Gruevski ka marrë 1,5 milion euro, para në dorë. Lideri i LSDM-së thotë se pret që të jetë populli ai që t’i prodhojë efektet pas publikimit të dëshmive, e jo institucionet shtetërore, për të cilat vlerëson se janë vënë në funksion të partisë maqedonase në pushtet. Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *