Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhje në USHT për Parlament Studentor (VIDEO)

Zgjedhje në USHT për Parlament Studentor (VIDEO)

Tetovë, 16 nëntor – Në rast se kreu i ardhshëm ndjek studimet tre vjeçare, pas diplomimit atij i digjet një vit mandat. Në këtë rast, nuk dihet nëse ai duhet të jap dorëheqjen apo të regjistroj studime të tjera, me qëllim mbajtjen e postit, ashtu siç ka bërë deri tani Shaban Arsllani.

Shpallen zgjedhjet për kreun e Parlamentit Studentor pranë USHT-së. Vendimi është shpallur më 13 nëntor nga Komisioni zgjedhor. Në këto zgjedhje, duhet të zgjidhet kreu i Parlamentit Studentor, krerët e Parlamentit Studentor për fakultetet përkatëse si dhe anëtarët e Parlamentit. Kandidati i cili synon postin e kryetarit të Parlamentit, duhet të ketë përkrahjen e të paktën 1000 studentëve, notë mesatare mbi 7, të ketë mbaruar të paktën 4 semestra studimesh dhe të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike. Kandidati që merr besimin e studentëve fiton mandatin dy vjeçar. Mirëpo, kjo bie ndesh me ciklin e studimeve. Në rast se kreu i ardhshëm ndjek studimet tre vjeçare, pas diplomimit atij i digjet një vit mandat. Në këtë rast, nuk dihet nëse ai duhet të jap dorëheqjen apo të regjistroj studime të tjera, me qëllim mbajtjen e postit, ashtu siç ka bërë deri tani Shaban Arsllani. Në ueb faqen zyrtare të USHT-së, janë shpallur rregullorja dhe statuti i Parlamentit Studentor, në të cilin janë theksuar edhe nenet që kanë qenë shkelur nga kreu i deritanishëm.

Neni 5: “Anëtar i Parlamentit Studentor të Universitetit mund të jetë çdo student i Universitetit, i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë”. Pjesë të këtij Parlamenti nuk mund të jenë studentët nga rajoni, të cilët bashkërisht me të tjerët u detyruan të paguajnë taksën 100 denarëshe.

Neni 37: “Mënyra e financimit të Parlamentit Studentor të fakultetit, është e rregulluar me vendim nga ana e Parlamentit Studentor të Universitetit”, si dhe

Neni 66: “Parlamenti Studentor i Universitetit siguron mjete nga: Donacionet-buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe dhënia e shërbimit: organeve, organizatave, shoqatave dhe personave të tjerë juridikë”. Këto dy nene kundërshtojnë gjithashtu taksën 100 denarëshe për Parlament Studentor, aq më tepër kur studentët kushtëzohen për një pagesë të tillë.

Neni 25: “Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit, zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejta me votim të fshehtë, me mandat prej 2 vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje pasuese”. Neni në fjalë, kundërshton gjithashtu legjitimitetin e kreut të deritanishëm të Parlamentit Studentor, i cili duke shkelur statutin, në krye të Parlamentit ka qëndruar prej më shumë se 6 vjetësh.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *