Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në një ndërtesë në Çair, lëndohen tre persona

Zjarr në një ndërtesë në Çair, lëndohen tre persona

21 nëntor-Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11 në katin e pestë të ndërtesës ndërsa flakët janë përhapur edhe katet e mësipërme. Në shuarjen e zjarrin janë angazhuar 14 makina zjarrfikëse ndërsa kanë asistuar edhe forca të shumta policie të cilët kanë evituar një tragjedi të vërtetë.

Së paku tre persona janë lënduar nga një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në ndërtesën në fillim të rrugës “Xhon Kenedi në komunën e Çairit. Ekipet e zjarrfikësve por edhe banorët kanë arritur të nxjerrin nga ndërtesa disa persona të ngujuar në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11 në katin e pestë të ndërtesës ndërsa flakët janë përhapur edhe katet e mësipërme. Në shuarjen e zjarrin janë angazhuar 14 makina zjarrfikëse ndërsa kanë asistuar edhe forca të shumta policie të cilët kanë evituar një tragjedi të vërtetë.

“Që nga fillimi u munduam që zjarri mos të përhapet. Zjarri nuk është përhapur në shumë hapësira. Në katet më lartë, nuk u lejua që zjarri të kaploj diçka më shumë se tualetet. Ka mbaruar shuarja, hapësirat po pastrohen dhe pas kësaj, do të merrni raportin detal”, deklaroi Bllagoja Menkovski, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

Banorët e ndërtesës thonë se nuk i din arsyeje e shpërthimit të zjarrit edhe pse dyshohet që ai të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Sipas tyre, sinjali i vetëm ka qenë tymi, thyerja e dritareve dhe zhurma e llamarinave.
.

Pas shuarjes së zjarrit, ekipet policore vazhduan ekspertizën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit. alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *